Ish-përfaqësuesi i Zvicrës e quan Xhakën “budalla”

3 Shkurt 2017 - 17:47      

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka është quajtur “budalla” nga njëri prej lojtarëve më të mirë që ka pasur Zvicra ndonjëherë.

Kubilay Turkyilmaz, i cili ka barazuar rekordin e Zvicrës për gola të realizuar, ka akuzuar Xhakën, i cili sipas tij, ka menduar se do të shpëtojë lehtë nga gjyqtarët për ndërhyrjet e tij të ashpra, shkruan The Sun.

Xhaka është duke vuajtur dënimin prej katër ndeshjeve për shkak të ndërhyrjes së ashpër ndaj Steven Defourit të Burnleyt. 24-vjeçari është ndëshkuar tre herë me karton të kuq që prej transferimit të tij nga Borussia Monchengladbachu për 30 milionë euro.

Ish-sulmuesi i Bolognas, Turkyilmaz i ka bërë thirrje Xhakës që të qetësohet si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

“Nuk mund ta shfajësoni Xhakën. Nëntë kartonë të kuq brenda tre vjetëve janë shumë, madje edhe për një mesfushor shumë agresiv”, ka thënë Turkyilmaz.

“Ai shpesh ndërhyn në pjesë të panevojshme të fushës. Nuk janë ndërhyrje taktike që i ndihmojnë ekipit. Këta janë faulle të qesharak”, ka shtuar ai.

“Kur Graniti i bën këto ai dështon t’i realizojë detyrat e tij të zakonshme. Nëse ka menduar se mund të shpëtojë lehtë në Premier Ligë siç bëri në Gjermani, sepse gjyqtarët anglez tolerojnë më shumë, atëherë ka gabuar”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...