Shqipëria në futsall mëson kundërshtarët për kualifikimet në Euro 2018

3 Shkurt 2017 - 15:40      

Kombëtarja e Shqipërisë në futsall ka mësuar kundërshtarët për fazën e dytë kualifikuese për Evropianin 2018.

Në ndeshjen preliminare Shqipëria doli e para në Grupin D, transmeton Koha.net. Kurse në fazën tjetër kualifikuese ajo është renditur në grupin e dytë, së bashku me Azerbajxhanin, Hungarinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Kjo fazë e kualifikimit do të zhvillohet më 3-12 prill, dhe grupet janë si më poshtë:

Grupi 1: Itali, Holandë, Bjellorusi (vendas), Gjeorgji.

Grupi 2: Azerbajxhani (vendas), Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Shqipëria.

Grupi 3: Ukriaina (nikoqir), Kroacia, Belgjika, dhe Mali i Zi.

Grupi 4: Portugalia, Rumania (vendas), Finlanda, dhe Letonia.

Grupi 5: Spanja (kampion), Serbia, Polonia (nikoqir), dhe Moldavia.

Grupi 6: Kazakistani, Republika Çeke, Maqedonia, dhe Danimarka.

Grupi i 7: Rusia, Slovakia, Turqia (nikoqir), dhe Franca.

Liderët e grupeve do të kualifikohen direkt për në Evropianin që do të mbahet në Slloveni.
Kurse vendet e dyta nga shtatë grupet, dhe vendi i tretë më i mirë do të luajnë në “play-off” më 10-13 dhe 24-27 shtator 2017.

Katër fituesit pas dy ndeshjeve do të kualifikohen për Evropian.

Kampionati Evropian do të mbahet më 30 janar deri më 10 shkurt 2018 në Lubjanë, Slloveni.
 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...