Shqipëria zyrtarizon kandidaturën për finalen e Superkupës së Evropës 2019

3 Shkurt 2017 - 14:50      

FSHF-ja ka bërë të ditur se është kandidat për të organizuar finalen e Superkupës së Evropës për vitin 2019.

Ajo njofton se ka bërë aplikimin e saj në fillim të vitit 2017 dhe vetëm ditën e premte, UEFA ka zyrtarizuar edhe vendet që kanë hyrë në garë për të fituar këtë të drejtë.

“Procesi nuk është i shpejtë dhe seminari i parë sqarues është muaji mars ku do të bëhet edhe dorëzimi i dokumentacionit nga ana e federatave që kërkojnë këtë finale. Nga kjo kohë e deri në muajin Qershor, komisioni përkatës në UEFA do të bëjë verifikimin përkatës të të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga federatat e vendeve kandidate, ku është edhe Shqipëria”, thotë FSHF.

Shqipëria është paraqitur në këtë garë me “Arenën Kombëtare”, një stadium në ndërtim që pritet të përfundojë në 2018 dhe me një kapacitet prej 22 mijë e 500 vende.

Vendimmarrja nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të bëhet në muajin shtator.

Kandidatët që duan finalen e Superkupës

Albania Tirana National Arena

France Toulouse Stadium de Toulouse

Hungary Budapest Florian Albert Stadion

Israel Haifa Sammy Ofer Stadium

Kazakhstan Astana Astana Arena

Northern Ireland Belfast Windsor Park

Poland Gdansk Arena Gdansk

Poland Warsaw Stadion Narodowy

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...