Foto: Ilustrim

Përforcime dhe largime nga skuadra pejane Besa

3 Shkurt 2017 - 13:40      

Gjatë këtij afati kalimtar te skuadra e Besës nga Peja, ka pasur shumë ndryshime, e së fundi klubi pejan u përforcua edhe me sulmuesin turk, Demir Selim.

Lajmin për Sportin në KTV, e ka konfirmuar edhe trajneri i Besës, Gani Sejdiu.

“Është e vërtetë se kemi arritur marrëveshje me Demir Selimin, mirëpo jemi në pritje deri sa të arrijë në ekip”, u shpreh Sejdiu.

20-vjeçari, pritet të arrijë gjatë të premtes në Pejë, ku do të nënshkruajë kontratë për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi.

Selim, në të kaluarën ishte pjesë e skuadrës gjermane, Nurnberg, përderisa së fundi ka luajtur për skuadrën turke Giresunspor.

Drejtuesit e Besës, kishin paralajmëruar edhe dy përforcime të tjera. Fisnik Zuka dhe Ersan Çan, përkundër se kishin ardhur si përforcime janë larguar nga ekipi pejan.

“Dy lojtarët Zuka dhe Çan, janë larguar nga skuadra pa ndonjë arsye”, potencoi Sejdiu.

Derisa vetë futbollisti shkupjan, Fiznik Zuka për KTV-n ka thënë se është larguar për shkak se drejtuesit e klubit nuk ishin seriozë.

Sporti në KTV, mëson se arsyeja e largimit të dy futbollistëve shqiptar nga Maqedonia, është problemet financiare me të cilat është duke u ballafaquar ekipi pejan.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...