
3 Shkurt 2017 - 13:34
Dueli i këtyre dy skuadrave pritet të sjellë rivalitet të madh në parket të shtunën në palestrën “Minatori”, me fillim nga ora 18:00.
Trepça në këtë ndeshje hyn pas disfatës së pësuar ndaj Yllit, përderisa pejanët kanë pësuar humbje në shtëpi, ndaj Sigal Prishtinës.
Peja llogaritet favorit në këtë përballje, por mitrovicasit do të mundohen të shfrytëzojnë terrenin vendës për të befasuar ‘verdhezinjtë’.
Në duelet direkte deri në këtë sezon, Peja ka triumfuar tri herë, në ligë dhe në ligë ballkanike, përfshirë edhe triumfin në ndeshjen e ndërprerë në Mitrovicë.
Në ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje, Kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina, të dielën nga ora 14:00, do të luajë ndaj Prishtinës B. Kryeqytetasit pritet që me lehtësi ta kalojnë pengesën e quajtur Kereasan Prishtina.
Të dielën, do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera.
Në Gjakovë, nga ora 17:00, Rahoveci i përforcuar do të kërkojë të befasojë Yllin, që llogaritet favorit në këtë takim, në ndeshjen e cila zhvillohet në palestrën
“Shani Nushi”.
Bashkimi në shtëpi do të jetë nikoqir i Vëllaznimit, në ndeshjen që zhvillohet në orën 16:00.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...