
3 Shkurt 2017 - 13:28
Së fundi në stërvitjen e prizrenasve, të pranishëm ishin tifozët të cilët kanë kërkuar largimin e menaxherit Arlind Kaçaniku.
Kryetari i Bashkimit, Shaqir Totaj, për Sportin në KTV ka bërë të ditur se janë në bisedime me menaxherin Kaçaniku, për t’i ndërruar pozitën këtij të fundi.
“Jemi në proces të diskutimeve dhe jemi duke planifikuar t’ia japim një pozitë tjetër, mirëpo këto mbeten vetëm diskutime dhe nuk është vendosur asgjë deri më tani”, u shpreh Totaj.
Problemet në klub, kanë ndikuar edhe te dy lojtarët e huaj Kyal Locke dhe Nikola Koraç.
“Trajneri është në bisedime me basketbollistin Locke, por nuk dihet se a do të qëndrojë apo do të vazhdojë kontratën edhe për edicionin e ardhshëm. Mbetet të shihet se çfarë do të vendos vetë basketbollisti. Sa i përket Koraçit, ai është në Mal të Zi dhe ende nuk dihet se a do të rikthehet”, ka thënë Totaj.
Bashkimi pas eliminimit nga liga ballkanike, në Superligë radhitet në pozitën e tretë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...