Peja bëhet me Palestër Nacionale të Xhudos

3 Shkurt 2017 - 11:36      

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Komunën e Pejës, me qëllim të “Ndërtimit të Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë”, në të cilën projekt do të investohen 1 milion e 500 mijë euro, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se ky lajm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për xhudon dhe për Kosovën, për faktin se ky sport, i cili tanimë ka shënuar suksese të jashtëzakonshme ndërkombëtare, me të cilat krenohet Kosova, po bëhet me objekt modern, për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve sportive.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen që i ka dhënë këtij projekti shumë të rëndësishëm për Kosovën, dhe u shpreh se ky është lajm i mirë për gjithë qytetarët e Pejës, meqë ky sport i suksesshëm po bëhet me Palestër Nacionale.

Po ashtu, sot ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Pejës, u nënshkruan edhe memorandumet për rregullimin e disa fushave të tenisit dhe për palestër të sportit për komunitetin, vlera financiare e të cilave është 420 mijë euro.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...