Futbolli afrikan ka të njëjtat probleme me dekada

3 Shkurt 2017 - 09:33      

Kupa e Shteteve të Afrikës ka ekspozuar se çfarë nuk po shkon me futbollin afrikan. Ka mungesë të fushave të futbollit, të organizimit dhe investimeve. Pa ndryshime të mëdha, do të jetë e vështirë për Afrikën që të dërgojë nëntë përfaqësuese të forta në “Botërorin 2026”, sa pritet t'i ketë atëherë, shkruan sot Koha Ditore.

Po bie shi dhe bari është i gjelbër e shumë i gjatë. Ky është vendi ku klubi më i mirë i Gabonit, CFM, nga kryeqendra Libreville stërvitet. CFM është kampion i elitës së Gabonit në futboll, që numëron 14 skuadra dhe fitues i Kupës.

Në periudhën para fillimit të Kupës së Shteteve të Afrikës, që po mbahet në këtë vend, CFM madje mposhti edhe Përfaqësuesen e Gabonit në një ndeshje miqësore. Tash lojtarët e skuadrës po stërviten në fushën me bar e me shumë gunga, që është rreth 45 minuta rrugë me veturë nga Libreville.

Këto kushte janë larg ideales për stërvitje, jo vetëm për shkak të gjendjes së fushës. Lojtarët e shumë skuadrave të tjera janë futur në grevë, pasi që nuk i kanë marrë pagat. Deri më tash, lojtarët e skuadrës CFM ende po paguhen me rregull, edhe pse nuk e dinë se sa gjatë do të vazhdojë kjo.

Ekonomia e Gabonit është e shtyrë nga nafta dhe kur çmimi i naftës është i ulët, qeveria bie në krizë të madhe financiare dhe kjo shkakton probleme edhe për lojtarët.
Sassou Chico qëndron në rrethin në qendër të fushës, derisa lojtarët e tjerë stërviten fort në fushë. Trajneri e ka caktuar këtë lojtar të flasë për telashet në futbollin afrikan.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...