Dieta e veçantë e Lallanas, tetë vakte brenda ditës

3 Shkurt 2017 - 12:11      

Mesfushori i Liverpoolit, Adam Lallana, ka zbuluar se ka oreks të pabesueshëm, pasi gjatë ditës i ha deri në tetë vakte ushqimore, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tij, kjo edhe është njëra prej arsyeve që këtë edicion vrapon më së shumti te Liverpooli. Gati në çdo ndeshje të Liverpoolit, Lallana është futbollisti që vrapon më së shumti, mesatarisht 13 kilometra. Pavarësisht që ka mjaft në pjatën e tij pas seancave të gjata stërvitore nën urdhrat e Juergen Kloppit, Lallana gjen hapësirë edhe për vakte tjera.

"Gjatë ditës marr deri në tetë vakte, i tillë jam. Ushqehem para dhe pas saj, kurse në shtëpi vaktin e parë të ushqimit e kam në orën shtatë të mëngjesit para se të filloj me vaktet e tjera ditore", është shprehur Lallana. "Në futboll i duhet kushtuar vëmendje të madhe të ushqyerit, që është shumë i rëndësishëm për çdo lojtar".

Ai ka thënë se tërë ky numër i madh vaktesh nuk e pengon për të dhënë më të mirën në fushë. Madje, për t'u ushqyer kaq shumë Lallana është këshilluar edhe me nutricisten e Liverpoolit, Mona Nemmer, të cilën para fillimit të këtij edicioni e ka angazhuar në klub trajneri Klopp.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...