100 golat e gjigantit Crouch në Premier League

3 Shkurt 2017 - 09:18      

Sulmuesi i Stoke Cityt, Peter Crouch, ka hedhur poshtë zërat për tërheqje nga futbolli aktiv, duke shtuar se ka ende për t'i dhënë këtij sporti, shkruan sot Koha Ditore.

Crouch, 36-vjeçar, të mërkurën mbrëma shënoi golin e 100-të në Premier League, duke ia siguruar barazimin Stoket 1:1, në shtëpi kundër Evertonit. Ish-sulmuesi i Përfaqësueses së Anglisë golin e parë në Premier League e ka shënuar gati para 15 vjetësh, saktësisht, në muajin prill të vitit 2002 kundër Newcastles, derisa ishte lojtar i Aston Villas.

"Jam shumë i lumtur, pasi kam qëndruar në 99 gola për një kohë të gjatë dhe me vjen mirë që arrita në shifrën e 100 golave në Premier League. Mund të them se ky është momenti më i lumtur në jetën time dhe jam shumë i privilegjuar për këtë arritje", ka deklaruar Crouch.

Sulmuesi që ka ndërruar shumë ekipe gjatë karrierës është bërë lojtari i 26-të në histori të ligës angleze që ka arritur këtë shifër të golave.

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...