Klubet përfitojnë nga përfaqësuesja nëse nxjerrin reprezentues

3 Shkurt 2017 - 10:13      

UEFA, të enjten, ka njoftuar se ka ndarë benefite për klubet që kanë liruar lojtarë për ndeshjet kualifikuese dhe ato të “Euro 2016”, shkruan sot Koha Ditore.

Janë ndarë plot 150 milionë euro për klubet nga të gjitha 54 anëtaret e UEFA-s, përjashto këtu Kosovën, që pjesë e Konfederatës u bë pak para se të zhvillohej evropiani. Janë 641 klube që morën para për lirim lojtarësh. Pagesa e solidaritetit, ashtu siç njihet ky benefit, për "Euro 2020" pritet të jetë 200 milionë euro. Nga kjo, klubet e Shqipërisë kanë përfituar 333 mijë euro.

Pa shijuar ende garat evropiane, Ferronikeli dhe Prishtina kanë përfituar shuma të mëdha nga Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA). Dy skuadrat kosovare të futbollit nuk ishin licencuar pranverën e kaluar për pjesëmarrje në kualifikime të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës, por UEFA, megjithatë, kishte vendosur t’i shpërblente Ferronikelin me 220 mijë euro për titullin e kampionit dhe Prishtinën me 215 mijë euro për Kupën e Kosovës. Shpërblimet klubet i morën më 24 tetor.

Suksesi në gara vendore dhe dalja në arenën evropiane janë mënyra kryesore për të thithur fonde nga UEFA. Por klubet kanë edhe mundësi të tjera për të përfituar nga Konfederata Evropiane e Futbollit, e po ashtu edhe nga FIFA, nga Federata Botërore e Futbollit. Një tjetër mënyrë është përmes projekteve për infrastrukturë, që shkojnë përmes Federatës së Futbollit të Kosovës, por shuma të mëdha përfitohen edhe nga krijimi i lojtarëve, që mund të zënë vend në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, apo edhe në përfaqësuese të tjera evropiane.

Aktualisht, klubet kosovare japin fare pak lojtarë për përfaqësuese.

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...