Bunjaki kërkon këshilla nga trajnerët e ekipeve rivale

3 Shkurt 2017 - 09:04      

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka bërë të ditur se për ndeshjen kundër Islandës, do të marrë informata nga ish-trajneri i Finlandës, Hans Backe dhe ai i Turqisë, Fatih Terim, shkruan sot Koha Ditore.

Bunjaki ka thënë se nga dy trajnerët do të kërkojë këshilla në lidhje me kundërshtarin e radhës së Kosovës, Islandën.
Kosova kundër Islandës do të luajë më 24 mars në "Loro Boriçi" të Shkodrës në kuadër të eliminatoreve për kampionatin botëror "Rusia 2018".

"Do të komunikoj me ish-trajnerin e Finlandës dhe të Turqisë për të marrë informata shtesë rreth Islandës, pasi të dyja përfaqësueset kanë luajtur kundër Islandës. Edhe unë kam informata rreth Islandës që nga kampionati evropian 'Franca 2016'. I njoh shumicën e lojtarëve, të cilët luajnë në klubet e Skandinavisë, por dëshiroj të marr më shumë informata se me çfarë taktike janë përballur Finlanda dhe Turqia", ka thënë Bunjaki.

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...