2 Shkurt 2017 - 22:50
Siç njoftojnë mediat në Itali, zikaltërit tashmë kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas, të cilit i kanë ofruar një kontratë pesë-vjeçare me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në vit.
Lojtari që ka kontratë me klubin nga kryeqyteti deri në vitin 2018 ka refuzuar ta vazhdojë atë dhe tani mbetet që Roma të pranojë ofertën e Interit prej 44 milionë eurosh për ta lënë të lirë lojtarin që të shkojë në Milano, transmeton KP.
Pronarët e rinj të Interit kanë premtuar që do të shpenzojnë para për të krijuar një skuadër të fortë e cila do të garojë edhe për trofe në Evropë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...