2 Shkurt 2017 - 21:28
Mesfushori spanjoll konsiderohet si një tradhtar nga një numër i madh i tifozëve të Arsenalit, pasi që pas transferimit nga Barcelona kishte zgjedhur rivalin lokal të ‘Topçinjve’, Chelsean.
Por vet Cesc tregon se ende e mban në zemër klubin nga Londra e veriut me të cilin ka luajtur për tetë vite dhe për një kohë ka bartur edhe shiritin e kapitenit, transmeton KP.
“Arsenali do të mbetet në zemrën time përgjithmonë. Kjo gjë nuk do të ndryshojë asnjëherë. Shumë gjëra janë thënë për mua rreth së kaluarës atje. Thënë të drejtën nuk më intereson se çka thonë njerëzit”, ka deklaruar Cesc për Daily Star.
“Krejt kjo ka të bëjë me atë sesi ndihem për ta dhe Arsenali do të mbetet përgjithmonë klubi i cili ka pasur besimin më të madh tek unë”, ka thënë ai.
Fabregas po ashtu ka falënderuar trajnerin Arsene Wenger me të cilin ka pasur marrëdhënie shumë të mira.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...