Goli: Të dëshpëruar me humbjen, krenar me paraqitjet

2 Shkurt 2017 - 20:49      

Përfaqësuesi i Kosovës në futsall, Fadil Goli pas humbjes nga Danimarka ka thënë se janë shumë të dëshpëruar me humbjen, por krenar me paraqitjet e bërë në këto ndeshje parakualifikuese.

Goli është golashënuesi më i mirë i Kosovës, pas tri ndeshjeve të para të Kosovës ndaj Norvegjisë, Qipros e Danimarkës, me tre gola të shënuara, transmeton Koha.net.

Kosova nuk arriti të shkojë në fazën tjetër të kualifikimeve për Evropian, pasi u mposht nga Danimarka me rezultat 1-2.

“Fatkeqësisht e humbëm ndeshjen e fundit të kualifikimeve dhe me këtë humbëm edhe gjasat për të kaluar grupin. Jemi shumë të dëshpëruar me humbjen e sotme pasi në minutat e fundit fati na ktheu shpinën, por edhe shumë krenar me paraqitjet tona sepse i kemi dhënë një imazh të mirë Kosovës”, ka shkruar Goli në Facebook.

Goli më tutje ka thënë se kjo garë dëshmon se Kosova ka potencial për futsall, vetëm duhet punë e disiplinë.

“Kemi bërë me dije se Kosova ka potencial për futsall, vetëm se duhet shumë punë e disiplinë. Ju falënderoj, unë dhe gjithë shokët e mi, për përkrahjen që na keni dhënë dhe që na keni mbështet gjatë gjithë kohës”, është shprehur Goli.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...