Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës përshkruan dëshpërimin që kaploi ekipin pas humbjes

2 Shkurt 2017 - 20:44      

Humbja nga Danimarka dhe eliminimi nga faza parakualifikuese drejt Evropianit 2018 në futsall, ka zhgënjyer tej mase lojtarët e përfaqësueses së Kosovës.

Një nga futbollistët Oso Gjinovci thotë se kjo ishte humbja më e hidhur dhe më e pabesueshme në jetën e tij.

Kosova sot humbi nga Danimarka 2 me 1 dhe me këtë humbje i dha fund ëndrrës për kualifikim tutje në fazën kualifikuese.

Kosova pati edhe një shpresë pas kësaj humbje dhe ajo ishte që në ndeshjen tjetër Qipro të mposhtte Norvegjinë, por këto dy ekipe barazuan. Sipas Gjinovcit, Kosova nuk kishte menduar fare për atë ndeshje sepse nuk kishte llogaritur matematika të tilla dhe se kishte hyrë në ndeshje me Danimarkën për fitore.

Kjo është letra prekëse e Gjinovcit:

Humbja ndaj Danimarkës ishte humbja më e hidhur në jetën time. Problemet kanë qenë të shumta, mos përgatitja me kombëtaren, kanë munguar mbledhjet e kombëtares. Dhamë gjithçka nga vetja. U ndjemë shumë keq se nuk e besuam atë që na ndodhi. Sa i përket Qipros, ne nuk u futëm me matematika, por donim të fitonim lojën me Danimarkën, sepse kishin fatin në duart tona. Ky është futsalli. Dua t’i falënderoj të gjithë nga thellësia e shpirtit dhe zemrës të gjithë ata që na përkrahën. Të pikëlluar nga thellësia e shpirtit dhe zemrës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...