Foto: ilustrim

Të hënën nis shitja e biletave për takimin Itali – Shqipëri

2 Shkurt 2017 - 19:24      

Duke nisur nga ora 15:00 e ditës së hënë do të startojë shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2018, mes Shqipërisë dhe Italisë.

Përballja, e cila ka ngjallur mjaft interes mes tifozëve shqiptarë dhe emigrantëve në Apenine, do të luhet më 24 mars 2017 në Palermo, në stadiumin “Renzo Barbera”.

Një vend në tribunën qendrore të impiantit ishullor do të kushtojë 60 euro dhe i njëjti vend do të paguhet me gjysmën e çmimit për ata që kanë kartë anëtarësie në ndeshjet e Italisë, transmeton TCH.

Tribunat përballë do të kenë një çmim prej 40 euro në pjesën qendrore dhe 30 euro në pjesët më larg fushës. Vendet më të lira në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos janë rezervuar për sektorët pas portave dhe sektorin që do të presë tifozët miq, me çmimin vetëm 12 euro.

Tifozët shqiptarë jo rezidentë në Itali mund të blejnë biletat vetëm përmes FSHF-së, ndërsa ata me leje qëndrimi, në portalet zyrtare të shitjeve të biletave për kombëtaren e Italisë. Stadioumi i Palermos ka një kapacitet për 36 mijë vende.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...