Kosova eliminohet nga kualifikimet në futsall

2 Shkurt 2017 - 19:12      

Ka marrë fund ëndrra e Kosovës për kualifikim në Kampionatin Evropian 2018 në futsall, pasi ajo është eliminuar në fazën e parakualifikimeve.

Kosova sot pësoi humbjen e parë, 2 me 1 nga Danimarka, duke u larguar nga pozita e parë e Grupit E parakualifikues dhe për të ecur tutje i duhej vetëm fitorja e Qipros në përballje me Norvegjinë, në kuadër të takimit tjetër në këtë grup. Por, kjo nuk ndodhi pasi që Norvegjia, e cila pësoi në dy ndeshjet e para, në të fundit barazoi 4 me 4 me Qipron.

Kosova mbyll fazën e parakualifikimeve në pozitën e dytë me gjashtë pikë, aq sa lideri Danimarka që shkon tutje falë fitores në përballjen e drejtpërdrejtë me Kosovën.

Tabela 

  1. Danimarka 6 pikë
  2. Kosova 6 pikë
  3. Qipro 4 pikë
  4. Norvegjia 1 pikë
Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...