Zyrtare: Calhanoglu suspendohet për katër muaj

2 Shkurt 2017 - 18:08      

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka marr sot vendim që të suspendojë yllin e Leverkusenit, Hakan Calhanoglu për katër muaj, i cili gjithashtu do t’i paguajë klubit turk Trabzonspor 100 mijë euro, transmeton Koha.net.

“Supsendimi prej katër muajsh është imponuar nga FIFA, vendim ky që ishte pezulluar me hapjen e procedurës në CAS, dhe tani është rikthyer me efekt të menjëhershëm”, bën të ditur CAS.

Në prill të vitit 2013, Trabzonspor kishte paraqitur një kërkesë para FIFA DRC, duke argumentuar se Hakan Calhanoglu kishte shkelur kushtet e kontratës së tyre, kur lojtari kishte nënshkruar kontratë me klubin gjerman Karlsruher SC.

Gjatë kohës së tij te Karlsruhe më 2011, Calhanoglu si i mitur kishte arritur marrëveshje me Trabzonsporin për një transferim te ky klub. Megjithatë, ai kishte vazhduar kontratën me Karlsruhen dhe më vonë ishte bashkuar me Hamburgun.

CAS ka rënë dakord me FIFA-n se sjellja e tillë nga ana e lojtarit ka përfaqësuar shkelje të kontratës me Trabzonsporin.
 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...