Kosova sot kërkon kualifikimin në ndeshje me Danimarkën

2 Shkurt 2017 - 10:35      

Lojtarët e përfaqësueses së Kosovës në futsall janë shprehur optimistë se do ta kalojnë fazën e parë kualifikuese për kampionatin evropian "UEFA Futsal Euro 2018".

Kosova sot në orën 15:00 takohet me Danimarkën dhe i mjafton edhe një barazim për të fituar Grupin E dhe për të kaluar në fazën tjetër kualifikuese. Turneu i këtij grupi po mbahet në Qipro.

Kosova i ka fituar dy ndeshjet e para, kundër Norvegjisë 5:1 dhe kundër Qipros 3:1. Danimarka ka një humbje dhe një fitore, sikur edhe Qiproja, ndërkohë Norvegjia është pa pikë e pa gjasa.
Lojtari Malush Qerimi thotë se angazhimi nuk do të mungojë as në ndeshjen e tretë.

"Ne fituam dy ndeshje dhe presim edhe fitoren e tretë dhe të kualifikohemi për raundin tjetër. Do të angazhohemi sikur në dy ndeshjet e para dhe të arrijmë qëllimin", ka thënë Qerimi të mërkurën. Optimist është shprehur edhe Nexhip Selimi.

"Presim fitore. Jemi të motivuar shumë. Do të angazhohemi maksimalisht sikur edhe në dy ndeshjet e para dhe do të përpiqemi të arrijmë fitore dhe të tregojmë se dy fitoret e para nuk ishin të rastësishme", shtoi ai.

Në rast të kualifikimit, Kosova do të futet në Grupin 6 të "Main Round", ku janë Kazakistani, Çekia dhe Maqedonia.

Shqipëria është kualifikuar dhe në "Main Raund" do të jetë në Grupin 2 së bashku me Azerbajxhanin, Bosnjë-Hercegovinën dhe Hungarinë. Te Shqipëria bartës të lojës janë kosovarët.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...