Futsalli, sporti i vetëm që ka cilësinë dhe popullaritetin

2 Shkurt 2017 - 08:52      

Futbolli është sporti më masiv në Kosovë dhe më i popullarizuari, si në shumë vende të botës. Por ka një të metë të madhe - nuk është cilësor në vend, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe basketbolli është sporti i popullarizuar, shpesh mbush palestrat e ofron spektakël, por është larg cilësisë. Si shembull, ende pas luftës nuk ka nxjerrë një basketbollist të hairit për Evropë, përjashto këtu Dardan Berishën që më shumë është zhvilluar në klubet jashtë vendit. Ndërkohë, Kosova ka edhe sporte me shumë cilësi, por pa shumë popullaritet.

Në këtë mes është xhudoja që Kosovës i ka sjellë medalje olimpike, botërore e evropiane, por ende po kërkon popullaritetin dhe shtrirjen në vend. Edhe boksi, si sport me traditë ka nisur të ngjallet me disa suksese së fundi, por palestrat janë të thata kur mbahen turne boksi, qoftë edhe ndërkombëtarë.

Një sport - veç një i ka të dyja: edhe popullaritetin, edhe cilësinë. Është futsalli apo futbolli i sallës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...