Hazard tregon dallimin ndërmjet Contes e Mourinhos

1 Shkurt 2017 - 20:41      

Eden Hazard ka zbuluar se Chelsea “punon më tepër në stërvitje” nën menaxhimin e Antonio Contes se sa kur Jose Mourinho ishte menaxher.

Chelseat nën menaxhimin e Contës është lider me nëntë pikë diferencë nga ndjekësi i parë, Tottenhami, përkundër barazimin prej 1-1 me Liverpoolin mbrëmë në Anfield Road, transmeton Koha.net.

“Në aspektin taktik dhe në stërvitje bëjmë më tepër me Conten. Punojmë shumë në aspektin taktik të pozicionimit dhe e dimë me saktësi se çfarë duhet të bëjmë në fushë, ku duhet të shkoj unë dhe ku duhet të shkojnë mbrojtësit. Me Mourinhon, ai vendoste një sistem por ne nuk punonim shumë. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë sepse luajmë futboll, por ndoshta automatizmi ishte paksa më ndryshe”, është shprehur Hazard, i cili ka rigjetur formën e dikurshme nën menaxhimin e Contes.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...