“Fansat e lëndojnë Ronaldon kur i fishkëllejnë”

1 Shkurt 2017 - 17:47      

Cristiano Ronaldo është një legjendë e gjallë te Real Madridi, por një gjë e tillë i ndalon fansat madrilen që ta kritikojnë.

Portugezi së fundmi është fishkëllyer nga fansat në Bernabeu, pas formës së dobët që është duke kaluar Reali, që në pesë ndeshjet e fundit ka arritur vetëm një fitore, transmeton Koha.net.

Veprimet e tilla të tifozëve e lëndojnë yllin e “Mbretërve” ka treguar portieri i Realit, Keylor Navas.

“Cristiano vërtet i do të gjithë fansat, dhe këtë e ka thënë edhe Sergio Ramos. Nuk se atij nuk i intereson se ata e fishkëllejnë. Kjo e lëndon atë, por ai e di se fansat gjithashtu edhe na përkrahin. Ai gjithmonë mundohet që të ndihmojë skuadrën duke shënuar gola”, është shprehur Navas për SER.

Navas më tutje ka thënë se kur fansat dhe lojtarët janë të bashkuar atëherë ekipi gjithmonë është më i fortë.

“Kur fansat dhe lojtarët janë të bashkuar, ekipi gjithmonë është më i fortë. Prandaj kur fansat janë prapa nesh, vërtet na jep nxitje të madhe, dhe kjo është ajo për çka kemi nevojë”, ka thënë ai.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...