Caktohet data për duelin Klitschko-Joshua

1 Shkurt 2017 - 15:24      

Boksierët e peshave të rënda Wladimir Klitschko dhe britaniku Anthony Joshua, të martën kanë promo2vuar meçin e madh për titull bote.

Më 29 prill në Wembley, aty ku do të jenë të pranishëm 90 mijë shikues, do të ndeshen dy gjigantët e boksit botëror, për titullin e botës IBF, të cilin e mban Joshua dhe titujt WBA e IBO, që janë vakant.

Tyson Fury ishte kampion i botës, por për shkak të dënimit dhe tërheqjes së tij nga boksi, Joshua e Klitschko do të luftojnë edhe për dy titujt e lirë.

Joshua është pyetur nga gazetarët në New York, nëse ky meç ishte tepër herët për të, por ai ka thënë se është momenti i duhur dhe ai është i gatshëm për Klitschkon.

Ai kaloi në profesionalizëm pas Olimpiadës së vitit 2012 duke fituar 18 meqe që të gjitha më nokaut.

Kundërshtari i tij, Klitschko, i cili do të mbush 40-vjeç në mars, ka 64 fitore dhe vetëm 4 disfata në karrierën 20-vjeçare.

Gjermani ka përzier politikën në deklaratat e tij, por ka thënë se e respekton boksin dhe rivalin e tij.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...