Foto: Reuters

Majlinda përfiton 50 mijë dollarë shtesë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

1 Shkurt 2017 - 14:16      

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) i ka shpërblyer me nga 50,000 dollarë shtesë 14 atletët që gjatë vitit 2016 zunë vendet e para në botë.

Në këtë përbërje ishin shtatë meshkuj dhe shtatë femra xhudistë që kanë pranuar shumën e cekur të parave pas një njoftimi nga presidenti i IJF-së, Marius Vizer.

Një nga këta përfitues është edhe kampionia e Kosovës në Rio 2016, Majlinda Kelmendi, që është edhe olimpistja e parë e artë e vendit pas debutimit të Kosovës në Olimpiadën e Rios vitin e kaluar.

Ajo është e para në kategorinë e saj të femrave nën -52 kilogramë.

“Ky është një moment i mrekullueshëm për të gjithë atletët e nivelit të lartë, duke më përfshirë edhe mua”, ka thënë Kelmendi, kampione bote më 2013 dhe 2014, për “Insidethegames”, transmeton Koha.net.

“Presidenti i IJF-së, zotëri Vizer, po mendon shumë për atletët. Ndjehem mirë kur kthehem e mendoj për vitin 2016. Të fitosh titullin Olimpik është arritja më e madhe e jetës sime”, u shpreh Majlinda.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...