Lojtarët presin fitoren e Kosovës ndaj Danimarkës në futsall

1 Shkurt 2017 - 11:14      

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall në dy ndeshjet e para shënoi fitore. Fillimisht mposhti Norvegjinë me rezultat 5 me 1 ndërsa në ndeshjen e dytë fitoi 3 me 1 ndaj Qipros.

Përfaqësuesja kosovare do të ishte afër kualifikimit për fazën e ardhshme të eliminatoreve për Euro 2018 nëse do të sigurojnë fitore edhe ndaj Danimarkës. Ndeshja e fundit do të zhvillohet të enjten nga ora 15:00 me kohën tonë lokale.

Përfaqësuesja e Kosovës pasdite do ta ketë një seancë stërvitore, ndërsa për ndeshjen e nesërme flasin disa nga futbollistët.

“Ne fituam dy ndeshje dhe presim edhe fitoren e tretë dhe të kualifikohemi për raundin tjetër. Do të angazhohemi sikur në dy ndeshjet e para dhe të arrijmë suksesin e duhur e të arrijmë qëllimin”, ka thënë Malush Qerimi për faqen zyrtare të FFK-së.

Nexhip Selimi ka thënë se në ndeshjen ndaj Danimarkës Kosova do të tregojë se dy fitoret e para nuk ishin të rastësishme.

“Presim fitore. Jemi të motivuar shumë. Do të angazhohemi maksimalisht sikur edhe në dy ndeshjet e parë dhe do të përpiqemi të arrijmë fitore dhe të tregojmë se dy fitoret e para nuk ishin të rastësishme”, ka thënë Selimi.
Në fitore beson edhe Arbër Dobroshi.

“Unë besojë shumë në fitore dhe të kualifikohemi për raundin tjetër dhe të kthehemi faqe bardhë në Kosovë”.

“Unë kam besim shumë të madh te skuadra. Kemi një atmosferë të jashtëzakonshme në grup dhe shpresoj madje në një fitore të thellë dhe të arrijmë objektivat”, ka thënë Ideal Brovina.

“Kemi arritur dy fitore, janë shtuar gjasat për neve. Besoj shumë se do të arrijmë fitore edhe në ndeshjen e tretë dhe kjo na mundëson kualifikimin që na bën shumë të lumtur”, ka thënë veç të tjerash Arbnor Krasniqi.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...