Wenger: Nuk ishim të përgatitur për Watfordin

1 Shkurt 2017 - 10:43      

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se ekipi i tij “mentalisht nuk ishte i përgatitur” për vizitën e Watfordit.

Shpresat e londinezëve për titull të Premier Ligës janë zbehur kur Watfordi siguroi fitoren me dy golat e realizuar nga Younes Kaboul dhe Troy Deeney.

“Nuk e di, është shumë e vështirë ta di. Do të ishte arsyetim. Ne u përgatitëm mirë për lojë. Ishim në dijeni që Watfordi do të luante fizikisht. Nuk pendohem në mënyrën se si jemi përgatitur për lojë”, ka thënë Wenger.

“Nga tribunat, pajtohem se në pjesën e parë nuk ishim në nivelin që donim. Nuk kishim probleme fizike. Nuk ishim të përgatitur mentalisht mirë, nuk ishim të përgatitur që të ballafaqoheshim me ato duele”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...