Peja niset për fitore në Tivat

1 Shkurt 2017 - 09:13      

Aleksandar Todorov, sipas të gjitha gjasave, nuk do ta udhëheqë Pejën në ndeshjen kundër Teodos, por trajneri maqedonas pret që ekipi i tij të kthehet me fitore nga Tivati, të mërkurën mbrëma.

Todorov thotë se ka "punë personale" për të kryer dhe se është kthyer në Shkup pas stërvitjes së mëngjesit të së martës. Mirëpo ai shton se ekipi është i gatshëm për të nisur me sukses fazën e dytë të grupeve të Ligës Ballkanike, shkruan sot Koha Ditore.

Peja është ekipi i vetëm nga Kosova që është plasuar në fazën e dytë të BIBL-it, meqë në fazën e parë janë eliminuar Sigal Prishtina, Bashkimi dhe Trepça.

Pejanët në fazën e dytë janë futur me një humbje dhe një fitore, rezultate të bartura nga faza e parë. Bilanc të njëjtë në Grupin D ka edhe Karpos Sokoli, derisa Teodo starton me dy humbje, kurse Kumanova me dy fitore. Peja do të takohet nga dy herë me Teodon dhe Kumanovën, jo edhe me Karpos Sokolin, pasi atë e ka pasur në grup në fazën e parë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...