Liverpooli e Chelsea ndajnë pikët në kryendeshje

31 Janar 2017 - 22:51      

Liverpooli dhe Chelsea kanë ndarë pikët në kryendeshjen e 23-të të Premier Ligës, pasi barazuan 1 me 1.

“Blutë” nisën më mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 24-të përmes David Luizit që shënoi supergol.

Rezultati u barazua nga vendasit në minutën e 57-të përmes Georginio Wijnaldumit.

Në minutën e 76-të Diego Costa humbi rastin më të mirë për të kthyer epërsinë e Chelseat duke humbur penaltinë, që me sukses e priti Simon Mignolet.

Të dy ekipet ruajnë pozitat e tyre. Chelsea ka 56 pikë në krye të tabelës, nëntë më shumë se ndjekësit Tottenham e Arsenali, ndërsa Liverpooli ka 46 në pozitën e katërt. Këtë pozitë ia rrezikon Manchester City që ka tri pikë më pak e po ashtu një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...