Goli kërkon fitore edhe ndaj Danimarkës

31 Janar 2017 - 20:04      

Fadil Goli, golashënuesi i Kosovës në fitoren 3 me 1 ndaj Qipros, ka deklaruar se kjo fitore ishte më e vështirë se ajo ndaj Norvegjisë në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në futsall 2018.

Kosova nisi ndeshjen më dobët duke pësuar e para gol, por arriti të kthehej deri në fund me dy gola të shpejtë në pjesën e parë, e me një tjetër në pjesën e dytë.

Në fazën e ardhshme Kosova kualifikohet edhe me një barazim nga ndeshja me Danimarkën që zhvillohet të enjten, por Goli thotë se Kosova hyn vetëm për fitore.

“Kundërshtari ishte më i fortë se Norvegjia. Në fillim patëm pak vështirësi, pasi kundërshtari bënte presion të vazhdueshëm, por falë shpirtit luftarak arritëm të fitojmë këtë ndeshje që ishte më e rëndësishmja në këtë fazë. Tash mbas dy ditëve na pret loja me Danimarkën ku edhe me një barazim kualifikohemi, por ne hyjmë për fitore”, ka thënë ai për Koha.net.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...