31 Janar 2017 - 19:00
Pas fitores së thellë 5 me 1 nga Norvegjia, Kosova ka mposhtur edhe Qipron, këtë herë me rezultat 3 me 1.
Kosova nisi më dobët ndeshjen duke pësuar gol në minutën e dhjetë nga Kouloumbris.
Por përfaqësuesja e Kosovës u kthye shpejt në pjesën e parë me dy gola brenda pjesës së parë nga Nexhip Selimi dhe Fadil Goli. Të dy shënuan për rreth 50 sekonda për të kaluar Kosovën në epërsi.
Fitorja u vulos në pjesën e dytë nga Malush Qerimi.
Kosova udhëheq Grupin E dhe në xhiron e fundit i mjafton vetëm një barazim me Danimarkën për të ecur në fazën e ardhshme.
Ndeshja e fundit e Kosovës zhvillohet të enjten nga ora 15:00.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...