Wardian fiton Maratonën e Botës në shtatë kontinente

31 Janar 2017 - 14:24      

Amerikani Michael Wardian dhe Silvana Camelio nga Kili kane triumfuar në sfidën e Maratonës së Botës.

“World Marathon Challenge”, është garë e cila mbahet për 7-të ditë me radhë, në 7-të kontinente të ndryshme, me ndryshime drastike të temperaturës.

Në maratonën më ekstreme në botë, kanë marrë pjesë 25 meshkuj dhe 8 femra, të cilët janë nisur nga Union Glacier Camp të Antarktidës, duke vazhduar në Punte Arenas të Kilit, Madrid, Marakech dhe Dubai.

Fundi i maratonës ka gjetur garuesit në Manly Beach të Sydney-it, me Michael Wardian që hyri i pari në finish në konkurrencën e meshkujve, ndërsa pas tij u renditën, çeku Petr Vabrousek dhe Luke Wigman. 42-vjeçari Wardian e kompletoi garën për gjashtë ditë, shtatë orë e 25 minuta.

Në konkurrencën e femrave e para doli Silvana Camelio nga Kili, derisa vendi i dytë e i tretë u plotësuan nga kinezja Xie Guoping dhe britanikja Georgina Acorns.

Për të mbyllur këtë garë ekstreme vrapuesit kanë vrapuar 295 kilometra, dhe kanë udhëtuar 38624 km rreth botës, duke u përballur me ndryshime të mëdha të temperaturës, duke fjetur në ajër, duke u ushqyer në aeroplan, të gjitha këto në më pak se 168 orë.

Nga 33 garuesit, 32 e përfunduan garën, derisa kanadezi Jonathon Fischer u tërhoq nga gara për shkak të një lëndimi të mëparshëm.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...