31 Janar 2017 - 13:34
“Të Kuqtë” për 72 orë u eliminuan në dy gara për kupë. Fillimisht u eliminuan nga Southamptoni në EFL Cup ndërsa pak ditë më vonë edhe nga Wolverhamptoni në FA Cup.
Ekipi i Kloppit ka realizuar vetëm një fitore në tetë ndeshjet e para të vitit 2017 dhe janë 10 pikë larg liderit të Premier Ligës, Chelsean, ekip me të cilin do të përballet sonte në Anfield.
“16 ndeshje dhe 48 pikë: Ky është sezoni ynë tani. Ky është fokusi ynë”, ka shkruar Klopp.
“Kur filloi sezoni ne ishim në tri gara për të cilat mund të luftonim për t’i sjell momente të mira Liverpoolit këtë sezon. Për këtë sezon ky udhëtim ka përfunduar”, ka shtuar trajneri gjerman.
“Por, në Premier Ligë ne mbesim në rrugë të mirë dhe kemi mundësi të mëdha që të lëmë gjurmë”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...