31 Janar 2017 - 11:13
Sulmuesi i West Hamit në vitin 2011 u transferua te “Të kuqtë” nga Newcastle Unitedi për 35 milionë funte, por dështoi të adaptohej në Anfield.
Në një intervistë për ish-lojtarin e Liverpoolit, Jamie Redknapp, Carroll ka thënë se transferimi ishte i befasishëm për të dhe se do të preferonte qëndrimin te Newcastle.
“Jamie, kur u largova nga Newcastle për Liverpoolin, unë isha në helikopter dhe më është dashur të kërkoja në Google për të mësuar se kush ishin lojtarët. Kërkimet në internet i bëra përmes telefonit”, ka thënë Carroll.
“Po nënshkruaja [për Liverpoolin] dhe nuk e dija se kush do të ishin bashkëlojtarët e mi. E njihja Stevien [Gerrard] dhe disa të tjerë, por jo të gjithë. Nuk isha i gatshëm për largim. Më erdhi befasishëm”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...