Goli: Do të arrijmë Euro 2018

31 Janar 2017 - 10:48      

Fadil Goli, i cili realizoi golin e parë të Kosovës në eliminatoret e para për përfaqësuesen në futsall, pret ndeshje të vështirë ndaj Qipros, por beson se Kosova mund të kualifikohet në Euro 2018.

Goli ishte golashënuesi i parë i Kosovës në fitoren 5 me 1 ndaj Norvegjisë, ndërsa për Qipron ka thënë se do të mundohet të shfrytëzojë fushën vendase.

“Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e vështirë. Ekipi i Qipros do të mundohet ta shfrytëzojë dhe faktin se është vendas, por besoj se me ndihmën e bashkëlojtarëve të cilët shumë besojmë në kualifikim do të arrijmë të prekim Euro 2018”, ka thënë Goli.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...