Durmishi i hapur për kalim te Liverpooli

30 Janar 2017 - 17:06      

Mbrojtësi shqiptar i Real Betisit, Riza Durmishi, ka thënë se do të konsideronte seriozisht kalimin te Liverpooli nëse ka një ofertë zyrtare.

Mësohet se 23-vjeçari, që shkëlqeu në barazimin 1 me 1 të Betisit me Barcelonën të dielën, është cak i trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Gjithmonë do të ketë fjalë shumë kur ju luani në një nga ligat më të mira në botë. Gjithsesi, nuk duhet të ndryshojë fokusin tim te Betisi”, ka thënë ai për “Liverpool Echo”. “Tashmë jam në një klub të madh, andaj s’kam arsye që të largohem me çdo kusht. Nëse klubet tjera janë të gatshme të paguajnë dhe Betisi do të më shesë, sigurisht do të dëgjoj ofertat. Kjo vlen për Liverpoolin. Gjithçka tjetër do të ishte idiotësi. Kam biseduar shpeshherë me Daniel Aggerin për Liverpoolin. Ai mendon se Liverpooli është klubi më i madh në botë andaj për këtë arsye ishte atje tetë vjet. Nëse interesimi i Liverpoolit është konkret, do të bisedoj fillimisht me të”.

Durmishi iu bashkua Betisit nga Brondby verën e shkuar duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...