Kosova debuton me fitore bindëse ndaj Norvegjisë

30 Janar 2017 - 16:26      

Kosova ka debutuar me fitore bindëse në fazën e parë eliminatore për Kampionatin Evropian 2018 në futsall.

Përfaqësuesja e Kosovës mposhti bindshëm 5 me 1 Norvegjinë në ndeshjen e parë të Grupit E, ku bëjnë pjesë edhe Danimarka e Qipro.

Fadil Goli shënoi i pari për Kosovën. Pas tij erdhi autogoli nga Espegren dhe goli i Oso Gjinovcit për të thelluar epërsinë në 3 me 0. Rezultati u ngushtua nga Maazouzi, ndërsa Ramadan Alaj u përkujdes për golin e katërt. Në fund Goli shënoi edhe një herë për të përmbyllur fitoren bindëse.

Në fazën e ardhshme të kualifikimeve vazhdon vetëm fituesi i grupit.

Kosova ndeshjen e dytë do ta zhvillojë kundër Qipros nikoqire, të martën nga ora 17:30, kurse ndeshjen e fundit do ta luajë të enjten kundër Danimarkës, nga ora 15:00.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...