30 Janar 2017 - 14:50
Stepanova, ish-anëtare e skuadrës së Rusisë në atletikë, tash është duke jetuar në fshehje në SHBA me bashkëshortin, Vitaly Stepanov, dhe birin e tyre trevjeçar, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ajo vrapoi në garën 800 metra vrapim në një Grand Prix të palestrës në Boston.
Ndonëse iu mohua pjesëmarrja në Lojërat Olimpike në “Rio 2016”, ajo mori një leje të veçantë nga zyrtarët e atletikës botërore për të garuar të shtunën si sportiste e pavarur pa qenë anëtare e federatës së ndonjë shteti.
Ajo doli e shtata me kohë 2:05.14 minuta, në një konkurrencë ku morën pjesë edhe olimpistet si britanikja Lynsey Sharp dhe Habitm Alemu nga Etiopia.
“Synimi im është të mos bjerë shumë prapa”, ka thënë Stepanova 30-vjeçare, pas garës. Ajo ka shkëmbyer disa fjalë me atletet e tjera, ndërsa ndërronte këpucët.
“Disa nga atletet pëlqyen atë që kam bërë e disa e urryen atë”, ka thënë Stepanova.
Charlene Lipsey e SHBA-së, fituesja e garës, ka shprehur përkrahjen për pjesëmarrjen e Stepanovas, por thotë se atletet me të kaluar të dopingut, në të cilën listë gjendet edhe Stepanova, nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në gara profesioniste.
Kjo ishte gara e parë ndërkombëtare në 800 metra që Stepanova zyrtarisht e ka përfunduar që nga shtatori i vitit 2015, disa muaj para se atletët rusë të suspendoheshin për shkak të skandalit të dopingut. Ato sanksione mbesin ende në fuqi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...