Kosova kërkon suksesin e Shqipërisë në debutim

30 Janar 2017 - 14:22      

Në përfaqësuesen e Kosovës në futsall janë të bindur se debutimi në skenën ndërkombëtare do të jetë i suksesshëm. Madje ka shpresa të mëdha që Kosova do të jetë e para në grupin E të fazës së parë eliminatore për kampionatin evropian të vitit 2018, ku bëjnë pjesë edhe Qiproja, Danimarka dhe Norvegjia.

Kosova ndeshjen debutuese zyrtare e luan të hënën (sot) nga ora 15:00 ndaj Norvegjisë. Ndeshja luhet në Nikozi të Qipros, ku zhvillohet i tërë turneu i grupit E. Vetëm fituesi i grupit kalon tutje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një nga lojtarët më me përvojë te Kosova, Ramadan Alaj, thotë se niveli i Kosovës është i njëjtë me Norvegjinë e Danimarkën. Dallimi i vetëm, siç thotë ish-lojtari i kombëtares së Shqipërisë, është përvoja ndërkombëtare. Por Alaj thotë se edhe Kosova i ka përparësitë e veta ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës. Për Qipron si nikoqire nuk ka njohuri të mëdha.

“Sa isha pjesë e kombëtares së Shqipërisë jam përballur me Norvegjinë dhe Danimarkën. Janë ekipe të nivelit tonë, por përparësia e tyre është vetëm përvoja në garat ndërkombëtare. Te ne kjo përvojë mungon kur dihet që për herë të parë do të marrim pjesë në një garë të këtij niveli. Përparësia jonë është se si individ jemi më të mirë se kundërshtarët”, ka thënë Alaj, të dielën, për gazetën.

Kosova ndeshjen e dytë do ta zhvillojë kundër Qipros nikoqire, të martën nga ora 17:30, kurse ndeshjen e fundit do ta luajë të enjten kundër Danimarkës, nga ora 15:00... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...