Beckham: Kam refuzuar Barçën për Realin

30 Janar 2017 - 13:45      

David Beckham tregon që kishte pasur oferta edhe nga Barcelona.

Legjenda e futbollist anglez, në vitin 2003 ishte transferuar nga Manchester United te Real Madrid për 35 milionë euro, që në atë kohë ishte një shumë e konsiderueshme parash për transferimin e lojtarëve.

Në një intervistë për BBC, Beckham tregon që fillimisht Manchester United kishte arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e tij në Camp Nou, por dëshira e lojtarit për të luajtur me Realin ka prishur këtë akord, me Beckham që më pas i është bashkuar ‘Los Blancos’ edhe pse vetë David, tregon që ai nuk kishte dashur të largohej fare nga United.

“Jam ndier shumë i lënduar kur kam kuptuar që do të largohesha nga United. Unë isha në pushime në SHBA, kur mora lajmin se ishte arritur një marrëveshje për shitjen time në Spanjë”, tregon Beckham.

“Ata më thanë kishte një marrëveshje me Barcelonën dhe se unë do të transferohesha atje. Pasi që e kisha të pamundur të qëndroja në Manchester atëherë, vura kusht që do të transferohesha vetëm te Real Madridi dhe te asnjë skuadër tjetër”.

Pas largimit të tij nga Old Trafford, Beckham gjithashtu rrëfen se nuk i ka përcjellë ndeshjet e United për tre vite për ‘tradhtinë’ që ai ndien se i është bërë nga klubi. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...