Cimili e Krasniqi optimist për ndeshjen ndaj Norvegjisë

30 Janar 2017 - 12:38      

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall sot të fillojë aventurën e saj në ndeshjet parakualifikuese për Kampionatin “Euro 2018”, dhe kundërshtari i parë është Norvegjia.

Trajneri i Kosovës, Ramadan Cimili dhe kapiteni i kombëtares, Vahid Krasniqi janë optimist se do të marrin rezultat pozitiv, përkundër që vlerësojnë se kundërshtarët janë mjaft të vështirë.

Cimili për Koha.net ka deklaruar se që të tri ndeshjet janë të vështira, duke shtuar faktin se kanë pak njohuri për kundërshtarin, por është optimist se Kosova do të marrë rezultat pozitiv nga këto takime.

“Mbretëron një atmosferë shumë e mirë në kombëtaren tonë. Ne jemi të vetëdijshëm që ndeshjet do të jenë të vështira për ne, pasi që shumë pak i njohim kundërshtarët. Por, në bazë të disponimit nga të gjithë që janë pjesë e kombëtares mendoj se do të marrim rezultate pozitive”, është shprehur Cimili për Koha.net.

Kurse kapiteni i Kosovës, Vahid Krasniqi ka thënë se ekipi momentalisht është i fokusuar vetëm në përballjen e sotme ndaj Norvegjisë, ndërsa ka thënë se do të japin maksimumin për të marrë pikët e plota.

“Lojtarët kanë një disponim shumë të mirë dhe po e presim lojën e parë kundër Norvegjisë, në të cilën shpresojmë të japim maksimumin nga vetja që të fitojmë 3 pikë. I gjithë fokusi momentalisht është për këtë përballje dhe shpresojmë që edhe fati të jetë në anën tonë”, është shprehur Krasniqi.

Përveç Norvegjisë, përfaqësuesja e Kosovës do të përballet edhe me Qipron e Danimarkën.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...