30 Janar 2017 - 12:10
Kampionati individual i Kosovës në xhudo për seniorë është mbajtur të dielën në qendrën sportive Ippon në Pejë, shkruan sot “Koha Ditore”. Titujt në kategoritë e tjera, te meshkujt e të femrat, i fituan anëtarët e klubit Ippon nga Peja.
Korab Morina (66 kg), Akil Gjakova (73 kg), Kushtrim Gashi (81 kg), Zymer Zeka (90 kg), Shpat Zeka (100 kg), Besfort Nallbani (+100 kg) fituan titujt në kategorinë e xhudistëve, ndërsa te xhudistet kampione të reja të Kosovës janë: Erza Muminoviq (48 kg), Fjolla Kelmendi (52 kg), Fationa Kasapi (57 kg), Flaka Loxha (63 kg), Laura Fazliu (70 kg), Loriana Kuka (78 kg). Për Loriana Kukën ishte hera e parë që garoi në kampionatin e Kosovës. Ajo deri në fund të vitit të kaluar ka garuar në Zvicër dhe për Zvicrën. Tashmë garon për Kosovën dhe garën e parë ndërkombëtare pritet ta ketë javën e ardhshme.
Në kampionat garuan xhudistë të 11 klubeve: Ippon, Trepça, Polici, Kastrioti, Llapi, Studenti, Vicianum, Prishtina, Sankaku, Vëllezërit Mema, Gjilani.
Në gara nuk janë paraqitur katër xhudistet më të mira në vend: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Leutrime Krasniqi. Përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka, i ka kursyer ato nga kjo garë. Që të gjitha vlerësohet se janë pa konkurrencë në kategoritë e tyre, ndërsa tashmë kanë suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare, sidomos tri të parat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...