Fitorja në derbi, fillim i ri për Prishtinën

30 Janar 2017 - 11:35      

Ndonëse Sigal Prishtina po vazhdon me ndryshime në përbërje, fitorja në derbi ndaj Pejës vlerësohet një fillim i ri për kampionen në fuqi të Kosovës në basketboll.

Prishtina të shtunën mbrëma në “Karagaç” nuk i dha rast Pejës vendase dhe fitoi me shifrat 79:67 ndeshjen e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan sot “Koha Ditore”.

Trajneri i ri i Prishtinës, lituani Audrius Prakuraitis u dha hapësirë të gjithë 11 lojtarëve që kishte në përbërje, por për dy prej tyre mund të ketë qenë ndeshja e fundit në fanellën e Prishtinës. Dy amerikanët që janë në prova, Curtis Lee Davis dhe Cameron Forte nuk kanë bindur drejtuesit e klubit dhe pritet të largohen shpejt.

Davis shënoi pesë pikë për gjashtë minuta lojë, ndërsa pesë pikë pati edhe Forte që luajti 10 minuta. Drejtori i klubit, Florian Miftari, ka bërë të ditur të dielën se dy lojtarët do të largohen. Kështu te Prishtina do të mbeten Jabarie Hinds, për të cilin është përfolur një kalim në Hungari, Nenad Deliq, Fuquan Edwin që së fundi i është bashkuar skuadrës dhe nuk luajti ndaj Pejës.

Të martën, Prishtinës i bashkohet edhe fundori Willie Kemp që luajti për skuadrën edhe edicionin e kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...