
30 Janar 2017 - 11:07
Si në çdo intervistë me mediumet e Serbisë, Vokrri është pyetur për periudhën e kaluar te Partizani i Beogradit, shkruan sot “Koha Ditore”. Legjenda e futbollit kosovar ka thënë se ditët më të mira megjithatë i ka kaluar te Prishtina, prej nga edhe kaloi te Partizani. Partizanin e kishte zgjedhur para Dinamos së Zagrebit.
“Po, pos Prishtinës, më kërkoi edhe Dinamo e Zagrebit. Vendimtare për vendimin tim ishte që shumë tifozë nga Kosova kanë anuar për Partizanin. Po ashtu Beogradi ishte më afër Prishtinës se Zagrebi, ndërsa Partizani ishte shumë më i hapur ndaj futbollistëve shqiptarë. Kështu edhe kam nënshkruar për Partizanin”, ka thënë Vokrri. Ka treguar se në Beograd nuk kishte telashe sa ishte lojtar. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka treguar se ishte pritur mirë në klubin beogradas.
“Në çdo vend ku kam luajtur, kam luajtur me zemër dhe tifozët për këtë janë matësi më i mirë. Ata e kanë çmuar këtë, kështu që unë me 'Grobari' kam pasur raporte të mira. Mendoj se ata atëherë ishin grupimi më i mirë i tifozëve në Jugosllavi” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...