30 Janar 2017 - 09:31
Prishtina po paraqitej me sukses në Ligën e parë federative të atëhershme, ndërsa ishte Mensur Nexhipi që jepte kontribut të madh në fanellën e skuadrës së madhe kosovare, shkruan sot “Koha Ditore”. Me sukses kishte luajtur edhe te Trepça e Mitrovicës, skuadër kjo tjetër me nam.
Tani një lojtar tjetër i familjes Nexhipi nga Shkupi, Nderimi, djali i Mensurit të njohur, i bashkohet futbollit të Kosovës.
Nderim Nexhipi, që po ashtu ka karrierë të gjatë e të suksesshme, ka arritur marrëveshje për të bartur fanellën e Dritës së Gjilanit deri në fund të edicionit 2016/17. 32-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit ofensiv. Ai Superligës së Kosovës i bashkohet pas disa viteve plot shkëlqim në kampionatin e Shqipërisë në futboll... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...