29 Janar 2017 - 22:34
“Mbretërit” mposhtën 3 me 0 Real Sociedadin për të thelluar në katër pikë diferencën ndaj ndjekësve.
Mateo Kovaçiq hapi serinë e golave në minutën e 38-të. Ai shënoi pas asistimit të Cristiano Ronaldos.
Kjo dyshe realizoi edhe golin e dytë, por me ndërrim rolesh. Këtë herë Ronaldo shënoi supergol pas asistimit nga Kovaçiq.
Goli i tretë erdhi në minutën e 82-të nga Alvaro Morata që vulosi fitoren e madrilenëve.
Reali tani ka 46 pikë pas 19 ndeshjeve, katër më shumë se Barça e Sevilla. Ekipi i Zinedine Zidanet po ashtu ka një takim më pak të zhvilluar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...