Mourinho konfirmon: Young largohet, Schweinsteiger qëndron

29 Janar 2017 - 21:07      

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka konfirmuar se Ashley Yong mund të largohet nga klubi këtë muaj, ndërsa Bastian Schweinsteiger do të mbetet në skuadër.

Young ka pasur vetëm pesë paraqitje në këtë sezon dhe nuk u përfshi as sot ndaj Wigan Athletic në FA Cup të cilën ndeshje Unitedi e fitoi me rezultat 4 me 0.

“I vetmi futbollist për të cilin e di se ka gjasë të shkoj dhe jam duke pritur 31 janarin për të parë se çfarë do të ndodhë, është Ashley Young, lojtar që do të doja ta mbaja në ekip. Nuk jam i lumtur nëse largohet, por ai është i vetmi për të cilin jam informuar se mund të largohet”, ka thënë portugezi.

Duke folur për gjermanin Schweinsteiger që u paraqit për herë të parë për Unitedin pas një kohe shumë të gjatë, Mourinho ka deklaruar se futbollisti është në planet e tij.

“Ai do të mbetet këtu dhe është në listën e ekipit për Ligën e Evropës sepse kemi liruar vend me largimin e Memphis Depayt e Morgan Schneiderlinit”, ka deklaruar ai për uefbaqen e klubit, transmeton Koha.net.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...