29 Janar 2017 - 16:57
Juve fitoi në këtë xhiro falë golave të Gonzalo Higuainit e Sami Khedirës.
Në takimin tjetër, Roma u mposht 3 me 2 nga Sampdoria. Beres e Edin Xheko shënuan golat për Romën, ndërsa Praet Schick e Muriel realizuan për Sampdorian.
Humbjes në këtë xhiro nuk i ka ikur as Milani që u mposht si mysafir i Udineses me rezultat 2 me 1. Bonaventura i dha epërsinë Milanit në fillim të ndeshjes, por Thereau dhe De Paul kthyen vendasit për fitoren e tetë sivjet.
Në tabelë vazhdon të prijë Juventusi, tani me 51 pikë të tubuara nga 21 ndeshje. Katër më pak ka Roma, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Milani është i shtati me vetëm 37 pikë pas 21 ndeshjeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...