Federer: Nëse do të kishte barazim, do të isha i lumtur ta ndaja me Nadalin

29 Janar 2017 - 14:10      

Roger Federer pas triumfit në Australian Open ka thënë se nuk e kishte menduar se do të arrinte kaq larg.

Ai ka uruar Rafa Nadalin për rikthimin, ndërsa ka shtuar se sikur tenisi të kishte barazim me shumë kënaqësi atë do të ndante me spanjollin. Ndërsa i kërkoi spanjollit të vazhdonte të luante pasi tenisi ka nevojë për të.

“Dua të uroj Rafan për rikthimin e jashtëzakonshëm. Nuk mendoj se kemi menduar se do të jemi këtu në finale me ty pesë muaj aktivë. Tenisi është një sport i vështirë, aty nuk ka barazime, por nëse do të ishte do të isha shumë i lumtur ta pranoja dhe ta ndaja atë me Rafan. Vazhdo të luash Rafa, të lutem. Tenisi ka nevojë për ty. Shpresoj të mos harroj ndonjë gjë por faleminderit përsëri dhe shpresoj të ju shoh prap në vitin tjetër, dhe nëse jo, ishte një rrugëtim i bukur dhe nuk mund të jem më i lumtur se triumfi këtu. Ju faleminderit të gjithëve”, është shprehur Federer, raporton Sky Sports.

Federer fitoi Grand Slamin e tij të 18-të në ndeshje të jashtëzakonshme, të cilën e fitoi me rezultat 6-4, 3-6, 6-1, 3-6, 6-3.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...