Pas pesë vitesh lufte, rikthehet futbolli në Aleppo [foto]

29 Janar 2017 - 13:09      

Një ndeshje lokale futbolli kishte një rëndësi të madhe për fansat e këtij sporti këtë fundjavë, pasi në vendin e shkatërruar nga lufta – Aleppo, për herë të parë u zhvillua një ndeshje futbolli pas pesë vitesh, raporton BBC.

Al-Ittihad mposhti rivalin lokal Hurriya me rezultat 2 me 1 të shtunën, transmeton Koha.net.

Nuk kishte pasur futboll profesionist në Aleppo që kur qyteti ishte ndarë ndërmjet rebelëve dhe forcave të armatosura më 2011. Por, Qeveria mori kontrollin e plotë të qytetit muajin e kaluar.

Bari ishte ngjyrë kafe dhe i gërryer gjatë dimrit të ftohtë, kurse edhe stadiumi është dëmtuar nga fushatat e bombardimeve, por kjo nuk e ndaloi që atmosfera në një ndeshje futbolli të ishte si çdokund tjetër.

“Nuk mund t’iu përshkruaj si u ndjeva pas rikthimit në fushën e futbollit pas pesë vitesh”, është shprehur futbollisti i Al-Ittihad, Omar Hamidi. “Zemra më rrihte shpejtë”, shprehet ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...